Kryetari Bahtiri vizitoi SHFMU "Andon Zako Çajupi"

MitrovicëPostuar: 14:28 / 13.10.2017

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Sami Zeka, ka vizituar të premten SHFMU “Andon Zako Çajupi" për të parë nga afër se si po realizohet vendimi për transferimin e bufesë nga SHFMU “Musa Hoti”, në këtë shkollë, për shkak të dëmtimit të ndërtesës nga zjarri.

Ai me këtë rast u njoftua nga përgjegjësja e bufesë për funksionimin e saj dhe problemet me të cilat po ballafaqohen punëtorët. Kryetari Bahtiri i përgëzoj gratë kryefamiljare që janë të angazhuara për punë në bufe, punë të cilën tha se ato po bëjnë me sukses.

Kryetari Bahtiri ju premtoj nënave kryefamiljare se do t’i mbështes ato në zgjerimin e hapësirës, me ç’rast do të krijohen mundësi për të punësuar gra të tjera në këtë veprimtari.

/InfoKomuna/