Mitrovicasit ia mësyjnë qendrave të vaksinimit, krijohen radhë të gjata

MitrovicëPostuar: 09:40 / 23.08.2021

E hëna ka nisur me intensitetin e njëjtë sikurse javët e kaluara, kur kemi parasysh interesimin e qytetarëve për të marrin vaksinat kundër Covid-19.

Kështu në qytetin e Mitrovicës, numër i madh i qytetarëve që në orët e para të mëngjesit të sotëm, po presin në radhë për tu vaksinuar.

Në pamjet më poshtë të publikuara nga mediet lokale, theksohet se pritja dhe radhët janë krijuar para orës 07:00.

Ndryshe në mbarë vendin janë afër 20 mijë raste aktive me Covid-19, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit pozitiv kanë rezultuar 1 mijë e 682 qytetarë. /IndeksOnline/

LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.