Pas situatës në veri, Bahtiri fton Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi

MitrovicëPostuar: 16:06 / 21.09.2021

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka njoftuar se për shkak të rrethanave të krijuara në veri ka ftuar takim me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kundërkandidatët e tij në zgjedhjet lokale i ka ftuar që nesër të pinë kafen e mëngjesit në veri të qytetit.

“Për shkak të rrethanave të krijuara në veri pas aksionit të policisë, për nesër në ora 9:00 kam të ftuar takim me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. Unë sapo bisedova me bartësin e Iniciativës Qytetare Mitrovica, Skender Sadiku dhe pas dakordimit me të, i ftoj z. Agolli dhe z. Hamza që kafen e mëngjesit në veri të Mitrovicës ta pimë nesër së bashku në ora 10:00”, ka shkruar Bahtiri.