Ndihmë juridike falas për qytetarët e Fushë Kosovës

Fushë KosovëPostuar: 12:58 / 21.05.2020

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas me mbështetje nga GIZ Kosova, ka lansuar Aplikacionin online në gjuhën Shqipe dhe Serbe për Aplikim për Ndihmë Juridike Falas.

Banorët e Komunës së Fushë Kosovës të cilët kanë nevojë të realizojnë të drejtat e tyre juridike mund të aplikojnë për ndihmë juridike falas përmes aplikacionit online sipas linkut duke klikuar KËTU.

Platforma e re është zhvilluar me qëllim garantimin për qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Po ashtu në rast se jeni Viktimë e Dhunës Seksuale- dhe keni nevojë për Ndihmë me qëllim që kryerësi i Veprës Penale të sillet para Drejtësisë,
Ju mund te Kontaktoni në:

- 192- Policia e Republikës së Kosovës,

- 080011112- Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave,

- 080011777- Zyra për Ndihmë Juridike Falas apo në Zyra Mobile për Komunën e Fushë Kosovës në 049 515 747. /InfoKomuna/