Në Gjakovë nis renovimi i objektit të komunës

GjakovëPostuar: 16:47 / 08.10.2018

Ka nisur sot në Gjakovë zgjerimi dhe renovimi i objektit të Kuvendit Komunal.

Në ceremoninë zyrtare të fillimit morën pjesë kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, dhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në fjalën e tyre në këtë ceremoni, të dy zyrtarët e kanë vlerësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm jo vetëm për stafin e administratës komunale, por edhe për qytetarët e komunës së Gjakovës, pasi presin që me objektin e ri të përmirësohen edhe shërbimet për ta.

“Përveç këtij projekti që ka kushtuar mbi 2.5 milionë euro, zyra e BE-së në Kosovë , por edhe shtetet evropiane janë duke realizuar në komunën e Gjakovës edhe projekte tjera milionëshe, përfshirë këtu projektin e Ngrohtores së Re të qytetit, atë të Impiantit të Ujërave të Zeza e të tjera”, thuhet në një njoftim të komunës së Gjakovës.

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.