Në Prishtinë 1824 e në Prizren 1637 vota me kusht caktojnë kryetarët

Postuar: 15:50 / 20.11.2017

Në Prishtinë 1824 vota me kusht do të përcaktojnë nëse kryetar i kësaj komune do të jetë Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, apo Arban Abrashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shpend Ahmeti tash ka 307 vota më shumë se kundërshtari Arban Abrashi.

Po ashtu, në Prizren 1637 votat me kusht do të përcaktojnë nëse kryetar do të jetë Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, që tash ka 329 vota më shumë se kundërshtari i tij nga Partia Demokratike, Shaqir Totaj.

Të gjithë kandidatët e shpresojnë fitoren. Por duhet të pritet fundi i javës, kur u vjen radha (sipas një itinerari më parë të caktuar) e numërimit nga KQZ-ja.