Fshati Lajthishtë i Obiliqit bëhet me shkollë të re

ObilicPostuar: 17:08 / 11.12.2017

Në fshatin Lajthishtë të Komunës së Obiliqit është përuruar objekti i shkollës fillore të mesme të ulët “Fazli Graiqevci”. Ndërtimi i shkollës është financuar nga komuna kurse inventari shkollorë është siguruar nga ministria e Arsimit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, tha se janë duke punuar në ngritjen e cilësisë në arsim, por edhe në përmirësimin e infrastrukturës shkollore. Gashi ka falënderuar ministrinë për inventarin e dhuruar duke lutur nxënësit që ta ruajnë shkollën e re. “Po bëjmë përpjekje ne vazhdimësi në projektet tona, do të jetë ngritja e cilësisë së arsimit por edhe ne si staf menaxhues në vazhdimësi do të jemi të përkushtuar të krijojmë infrastrukture ma të mirë që ju ta keni më të lehtë”.

“Ju uroj, shkolla që është ndërtuar duhet ta ruajmë bashkërisht sepse duhet mund me bë më. E falënderojmë ministrinë për inventarin që na e ka ofruar në këtë rast”. Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, tha se ndërtimi i shkollave të reja është i domosdoshëm për arsim cilësor, por sipas tij duhet angazhimi i të gjithëve që të arrihen rezultate. “Ju përgëzoj për angazhimin dhe kontributin e komunës për ndërtimin e shkollës që është e domosdoshme për arsim cilësor që i kontribuohet nxënësve dhe mësimdhënësve si shtyllë parësore e zhvillimit të vendit”. “Hapja e një institucioni të ri arsimor nuk është e vetmja komponentë për nja arsim më të mirë dhe cilësor. Ministria, drejtoritë e arsimit dhe të gjithë mësimdhënësit po bëjmë angazhimet tona në rritjet e cilësisë së arsimit që është prioritet nacional”.

Ndërsa drejtori i shkollës Agim Spahiu, ka uruar mësimdhënësit, nxënës e prindër për objektin e ri shkollor duke kërkuar më shumë përkushtim në ngritjen e cilësisë në arsim.