Komuna e Obiliqit ndan bursat për studentë

ObilicPostuar: 11:25 / 28.07.2017

Përveç që kemi përmbushje të këtij premtimi, një pjese të madhe të studentëve që janë duke ndjekur studimet, ju mundësohet edhe mbajtja e praktikës në institucionet komunale.

Jo vetëm për studentë, Komuna është duke nda bursa edhe për nxënës të shkëlqyeshëm të shkollës së mesme teknike.Përmes këtyre bursave, mundohemi që studentëve dhe nxënësve t'ju heqim shpenzimet e arsimimit në njërën anë, njëkohësisht familjeve të ju ulim barrën e shpenzimeve dhe në anën tjetër t'i nxisim ata për të vazhduar studimet.

Nga 8 bursa sa kishte ndarë qeverisja e kaluar, ne kemi arritur ta rrisim në 73 numrin e studentëve përfitues.Investimi në arsimimin e kuadrove, është investim në të ardhmen e vendit.

Fotot që shihni, janë të studentëve përfitues të bursave që ndanë Komuna.
/InfoKomuna/