Mbahet kamp veror për promovimin e diversitetit kulturor e fetar

ObilicPostuar: 16:08 / 11.09.2017

"Youth Inter-Faith Dialogue", organizuar nga OSCE -Dialogu ndëretnik, bëri bashkë edhe njëher shumë njerëz duke përfshirë Kryetarët, OJQ, Qendrat Rinore, Drejtuesit e përkatësive fetare e të komuniteteve të ndryshme, që jetojnë në Kosovë.

Duke përshendetur takimin, i pari i komunës, e njëherit nikoqiri Xhafer Gashi, falenderoi OSCE dhe të gjithë të pranishmit, me ç'rast rikujtoi se Komuna e Obiliqit si komunë multietnike, ka bërë të gjitha përpjekjet për të bashkëjetuar dhe respektuar secilin barabartë.

Këtu përmendi aktivitetet si kulturore ashtu edhe rinore, të realizuara nga të gjithë qytetarët e komunës tonë.

Fjalë përshendetëse dhe mbështetje kësaj fushe paten edhe Shpend Ahmeti - kryetar i komunës së Prishtinës, Jan Braathu-Ambasador i OSCE në Kosovë, përfaqësues nga BIK, përfaqësues nga Kisha Ortodokse Serbe, etj.

/InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Plaçkitet një barnatore në Prishtinë 10:57 / 27.05.2018 Një person ka raportuar mbrëmë se dy persona të panjohur kanë plaçkitur në barnatoren e tij, me lokacion në Prishtinë.
DeçanKomente: 0 Fshati pa jetë i Deçanit 10:48 / 27.05.2018 Në skaj të një livadhi bie në sy një grumbull gurësh të mbuluar nga barishte. Dikur ata gurë kanë qëndruar të renditur njëri mbi tjetrin në mure të një shtëpie.