Ndotje alarmante e mjedisit në Obiliq

ObilicPostuar: 10:45 / 11.12.2017

Ndotja e mjedisit vazhdon të mbetet problemi më i madh për banorët e Komunës së Obiliqit.

Tymtarët e KEK-ut japin kontributin më të madh për këtë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por edhe deponia e mbeturinave në Mirash ka hise aty. Në një hulumtim të zhvilluar nga UNDP-ja, në Komunën e Obiliqit shihet se 88 për qind e banorëve e kanë cilësuar si shqetësuese ndotjen e ajrit ku jetojnë.

E ky problem ka qenë edhe para zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Instituti për Studime të Avancuara GAP, në një raport të tij ka vlerësuar se nga ndotja e mjedisit shkaktohet kontaminim i ajrit, tokës e ujit.