Komuna më e vogël në Kosovë me më pak se 2 mijë banorë

ParteshPostuar: 18:47 / 14.05.2016

Nga 38 komunat e Kosovës, ka të tilla që popullsia nuk mbërrin as shifrën e 2 mijë banorëve.

Sipas numërimit të popullsisë në vitin 2014, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, komuna që rezulton me popullsinë më të vogël është ajo e Parteshit me vetëm 1,738 banorë.

Komuna e Parteshit më herët ka qenë pjesë e territorit të Komunës së Gjilanit, por është formuar me procesin e decentralizimit, sipas Pakos së Ahtisaarit më 19 gusht 2010, pas zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur më 18 qershor 2010. E themeluar si Komuna e Parteshit, në statut të komunës figuron si Komuna Partesh/Pasjan. Territori i pas është 28,6 km².

Komuna e Parteshit është e populluar me shumicë serbe dhe nëse do të krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ajo do të jetë pjesë e këtij organi./Kohanet/InfoKomuna/