Pastrohen lumenjtë dhe kanalet për parandalimin e vërshimeve në fshatra të Ferizajt

FerizajPostuar: 14:30 / 26.07.2019

Gjatë viteve të fundit banorët e fshatit Tërnë, Pleshinë dhe disa lokalitete të tjera të Komunës së Ferizajt janë përballur me vërshime, si pasojë e mospastrimit të lumenjve dhe kanaleve kulluese nëpër parcela bujqësore.

Ndërkohë Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ka ndarë 60 mijë euro për hapjen e kanaleve kulluese me gjatësi prej afro 100 kilometrash. Projekti tashmë ka nisur, ndërkohë punimet do të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Arben Halili, drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Ferizajt, ka thënë se ky projekt ka nisur para pak ditësh derisa ka pasur dhjetëra kërkesa nga qytetarët për t’i pastruar lumenjtë dhe kanalet kulluese.

Sipas tij, projekti do të vazhdojë deri në vitin e ardhshëm pasi që kanë planifikuar hapjen e kanaleve me gjatësi prej 100 kilometrash. “Aktualisht jemi duke punuar në fshatin Tërnë, Pleshinë dhe te Parku “Liria”, duke i hapur kanalet kulluese të cilat nuk janë mirëmbajtur nga askush.