Peja lanson platformën për PZHK-në dhe hartën zonale
Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Hartës Zonale të Komunës (HZKom), Komuna e Pejës ka lancuar një platformë digjitale informimi dhe komunikimi për qytetarët e saj.
Siç thuhet në njoftim, kjo platformë e quajtur 'Maptionnaire', është një pyetësor elektronik me referencë gjeografike, e që përmban pyetje relevante për hartimin e PZHK-së në këtë fazë, dhe në një fazë më të vonshme do të paraqes pyetësorin për HZKom. Këtë pyetësor qytetarët e Pejës mund ta gjejnë ne webfaqen e komunës https://kk.rks-gov.net/peje/, dhe në facebook faqet: Plani Zhvillimor Komunal, dhe Komuna Pejë.
Secili qytetarë që e plotëson këtë pyetësor nga data 25.10.2018 deri më 04.11.2018 do i dhurohen 1 euro mbushje në numrin e telefonit.
"Komuna e Pejës është e përkushtuar të rrisë nivelin e demokracisë për të gjithë qytetarët e saj, duke identifikuar së bashku vlerat, qëllimet dhe kërkesat, përmes një procesi transparent të konsultimit publik. Prandaj, kërkojmë nga ju që të ndani 10 minuta kohë dhe të plotësoni këtë pyetësor", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/