Mbahet protestë kundër ndërtimit të laurës në Grykën e Rugovës

PejëPostuar: 10:14 / 08.04.2019

Sot në qendër të qytetit të Pejës mbahet protestë masive kundër ndërtimit të laurës (rampës) në Grykën e Rugovës.

Sot në qendrën e qytetit të Pejës, Komuniteti i zonës së Rugovës dhe qytetarët e Pejës në përkrahjen e Shoqërisë Civilë organizon protestë masive kundër ndërtimit të Laurës në Grykën e Rugovës.

Komuniteti i zonës së Rugovës dhe qytetarët e Pejës në përkrahjen e Shoqërisë Civilë e organizojnë ketë protestë në shenjë pakënaqësie për veprimet e institucioneve tona në ndërtimin e Laurës në Gryken e Rugovës pa diskutime paraprake dhe pa ditur se për çka po ndërtohet kjo Laurë.

Banorët e zonës e shohin si kufizim të zhvillimit të kësaj zone dhe qasje të lirë të qytetarëve të Kosovës në ketë zone turistike. 

Protesta fillon në ora 12.00.