Kaplohet nga zjarri një zyre e arkivit komunal të Pejës

PejëPostuar: 10:44 / 08.12.2017

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se është është kapluar nga zjarri një zyre e arkivit komunal të Pejës në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm.

Raportohet se, “shkaktar i zjarrit ishte një ngrohëse elektrike që kishte qenë e kyçur gjatë tërë natës. Si pasojë e zjarrit, është djegur një kompjuter, një printer dhe një tavolinë e punës”.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe eksperti i zjarreve. Rasti është duke u hetuar, thotë pk.