Kryetari Muhaxheri dhe Ambasadori i Turqisë diskutojnë për bashkëpunim ekonomik

PejëPostuar: 10:54 / 17.05.2019

Kryetari i Komunës se Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot ka pritur në një takim pune Ambasadorin e Turqisë, Çağrı Sakar, me të cilin biseduan për format e bashkëpunimit dhe mundësitë e fuqizimit të raporteve midis Komunës së Pejës dhe Turqisë si shtet mik.

Në takim u dakorduan për mundësitë e bashkëpunimit në aspektin kulturor dhe ekonomik. /InfoKomuna/