Mbi 75% kalueshmëria e provimit të Maturës Shtetërore në Pejë

PejëPostuar: 16:13 / 03.07.2019

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Pejës, Besim Avdimetaj bëri të ditur se janë publikuar rezultatet e afatit të parë të provimit të Maturës Shtetërore 2019.

Në nëntë shkollat e mesme të Komunës së Pejës nga 1517 maturantë, të cilët i janë nënshtruar provimit të Maturës Shtetërore 2019-të kalueshmëria është 75.21 %.

Drejtori Avdimetaj ka theksuar se organizimi i administrimit të provimit ka qenë në nivel të duhur, po ashtu nxënësve, të cilët e kanë kaluar provimin ju uroj shumë suksese në rrugëtimin akademik, ndërsa nxënësve, të cilët nuk e kanë kaluar në këtë afat ju uroj suksese në afatin e dytë, i cili do të mbahet në muajin gusht. /InfoKomuna/

FerizajKomente: 0 Ndihmohen 150 familje me dru për ngrohje në Ferizaj 15:29 / 12.12.2019 Konform vendimit të Kuvendit, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, sot ka shpërndarë një sasi të madhe masë drusore për 150 familje në gjendje të rëndë ekonomike.