Peja “Komuna Model 2018” për Brezin e Gjelbër Evropian

PejëPostuar: 10:29 / 25.09.2018

Në një ceremoni të “European Green Belt Association”, e organizuar nga OJQ-ja e Pejës ERA-Group (Environmentally Responsible Action) dhe fondacioni gjerman “Euronatur”, si bartëse të aktivitetit, ia ka ndarë të hënën Komunës së Pejës çmimin “Komuna Model për Brezin e Gjelbër Evropian - European Green Belt” për vitin 2018, shkruan sot “Koha Ditore”.

Green Belt-Brezi i Gjelbër është një iniciativë evropiane mjedisore, që përfshin shtete nga Skandinavia e deri te Ballkani dhe sivjet ngjarjen më të rëndësishme të vitit e ka mbajtur në Pejë dhe për ta shpërblyer Pejën me këtë çmim të ndarë nga Bordi i “European Green Belt Association”, për angazhimin e saj për mbrojtjen e natyrës dhe përkrahjes së projekteve mjedisore.