Peja në proces të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale

PejëPostuar: 09:34 / 16.10.2018

Komuna e Pejës është në proces të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Hartës Zonale te Komunës.

Në mënyrë që të ketë një proces të mirëfilltë të planifikimit, komuna e Pejës me mbështetjen e projektit Fuqizimi i Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhimit të Tokës (FPHMT) të financuar nga Ministria Federale e Gjermanisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe të zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), sot ka organizuar punëtorinë për gjendjen ekzistuese si pjesë e PZHK-së.

Në punëtori është diskutuar gjendja ekzistuese për të gjitha fushat sektoriale në komunë, si dhe u hartua analiza e përparësive, mangësive, mundësive dhe rreziqeve (SWOT analiza) me të gjithë pjesëmarrësit. Në të njëjtën kohë janë diskutuar edhe kërkesat dhe nevojat për zhvillim të komunës në të ardhmen.

Në punëtori kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha drejtorive të komunës, kompanitë publike, kryetarët e bashkësive lokale, administratorët e fshatrave, OJQ, përfaqësues të kompanive ndërtuese, përfaqësues të religjionit, minoriteteve dhe profesionistë të fushës. /InfoKomuna/

KamenicëKomente: 0 Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme 12:34 / 08.05.2024 Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.