Përgjysmohet numri i lindjeve në Pejë

PejëPostuar: 10:29 / 30.04.2019

Trendi i lindjeve në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në të cilin lindin kryesisht nënat nga Komuna e Pejës, Istogut, Deçanit dhe Klinës, ka shënuar rënie edhe gjatë vitit të kaluar.

Gjatë vitit 2018 në këtë spital kanë lindur 1 mijë e 937 foshnja, që krahasuar me vitin paraprak dallon për 150 foshnja më pak të lindura.

“Vazhdimisht ka rënie të lindjes në Spitalin e Pejës. Kemi çdo vit pothuajse deri në 200 lindje më pak dhe kjo është shumë shqetësuese”, thotë drejtori i Spitalit në Pejë, Skënder Dreshaj, që është gjinekolog me profesion.

Ai tregon se në vitin 2016 kanë qenë 2 mijë e 250 lindje, ndërsa vitin 2017 në këtë spital janë regjistruar 2 mijë e 65 lindje, shkruan sot Koha Ditore.

Dallimi i numrit të lindjeve kur krahasohen me vitin e parë të pasluftës e deri në fund të vitit të kaluar, sipas tij është tepër i madh. Një e dhënë e vetme tregon sa shumë ka rënë numri i fëmijëve të lindur në këtë rajon. Në vitin 2000 në këtë spital kanë lindur 3 mijë e 389 fëmijë, derisa në vitin 2018 kanë lindur 1 mijë e 452 fëmijë më pak. 

VitiKomente: 0 Në Viti u shkaktuan 196 zjarre nga janari deri në korrik 12:20 / 22.07.2019 Për shkaqet e mundshme të zjarrit dhe zjarre vëniet e qëllimta, si dhe rreziqet dhe pasojat ligjor, është mbajtur sot një tryezë ku është diskutuar rreth kësaj teme, e cila sidomos në sezonin veror, po shkakton dëme të konsiderueshme si në ekonomitë familjare,...
GjilanKomente: 0 120 mijë euro për studimin e fizibilitetit për pesë projekte në Gjilan 10:34 / 22.07.2019 Pushteti komunal i Gjilanit ka ndarë 120 mijë euro për realizim të studimeve të fizibilitetit për pesë projekte komunale. Njëri ndër projektet zhvillimore, për të cilin do të realizohet studimi i fizibilitetit , është projekti i shpërndarjes së gazit natyror të...