Prezantohet Fondacioni i Mileniumit të Kosovës në Pejë

PejëPostuar: 11:21 / 20.11.2018

Nënkryetari i Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi ka pritur në takim pune Drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi.

Në këtë takim është prezantuar Fondacioni i Mileniumit të Kosovës dhe përfitimet e mundshme nga mbështetja që ky program ofron në përmirësimin e efiçiences energjetike. Fondacioni i Mileniumit të Kosovës është entitet implementues i Programit Threshold në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Millennium Challenge Corporation, që është agjenci e pavarur e SHBA-ve për mbështetje në luftën kundër varfërisë globale.

Programi Threshold në Kosovë synon të trajtojë pengesat në zhvillimin ekonomik, ku furnizimi i sigurt me energji elektrike është identifikuar si një ndër pengesat kryesore.​ /InfoKomuna/