Revitalizohet çarshia e vjetër e Pejës [Video]

PejëPostuar: 20:49 / 07.11.2016

Për ta përuruar i pranishëm ishte Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova si dhe Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Apostolova, tha se ky projekt i kushtoi BE-së 500 mijë euro dhe është shembull i përkrahjes që BE-ja i jep Kosovës, sipas saj, kjo mbështet edhe rritjen ekonomike duke krijuar minimum 50 vende të reja të punës.

Me këtë rast, Mustafa tha se në këtë çarshi është bërë një punë e mrekullueshme dhe që Qeveria e Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje të përkrah Komunën e Pejës në realizimin e projekteve të tjera.Ndërkaq Muhaxheri, falënderoi BE-në për ndihmën që i bëri për realizimin e këtij projekti.