Sot nis në Pejë vaksinimi i gjedheve kundër sëmundjes gungore të lëkurës

PejëPostuar: 10:43 / 19.07.2017

Sot në fshatin Dardani – 3, në fermën “ Agro Loni” të Pejës, fillon zyrtarisht fushata e vaksinimit të kafshëve të llojit të gjedhit kundër sëmundjes gungore të lëkurës (LSD).

Hapjen e fushatës do ta bëjë kryeshefi ekzekutiv i AUV-së Valdet Gjinovci.

Fushata për vaksinimin e të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit do të vazhdojë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.