Tentim vrasje në Pejë, dy të arrestuar

PejëPostuar: 11:00 / 16.01.2018

Dy persona janë arrestuar në Pejë për shkak të sulmit fizik ndaj një personi dhe se njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me pistoletë në drejtim të viktimës.

Policia njofton se në vend të ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ndërsa tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një thikë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.