Tridhjetë e katër shkolla të Pejës vetëm me 5 psikologë

PejëPostuar: 13:35 / 03.11.2017

Fëmijët e shkollave të Pejës përballen me pengesa të ndryshme të natyrës psikologjike, të cilat ndikojnë edhe në mësimin e tyre në shkollë dhe në sjellje në raport më mësimdhënës dhe me nxënës të tjerë.

Këto probleme që i kanë nxënësit do të duhej të trajtoheshin nga psikologet në shkolla, roli i të cilëve është i madh në zhvillimin psikologjik të fëmijëve që mbyllen në vete nga ndonjë traumë të përjetuar në shoqëri apo në familje me raporte jo të mira.

Mirëpo, shumica e shkollave, madje edhe shkollat me shumë nxënës, kanë mungesë psikologu.

Në Komunën e Pejës janë gjashtë shkolla të mesme dhe 28 shkolla fillore. Shqipe Gjuka, zyrtare në Drejtorinë e Arsimit tregon se aktualisht janë vetëm 5 psikologë të angazhuar në shkolla të kësaj komune. Me ligj parashihet një psikolog për 500 nxënës.