Veseli: Sabiha Shala do të jetë në krye të komunës së Pejës

PejëPostuar: 12:24 / 25.09.2017

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Pejën, ndërsa tha se Sabiha Shalën në krye të Komunës e duan edhe ndërmarrësit, profesorët, juristët, inxhinierët dhe arkitektët e këtij qyteti.

Ai tha se secili qytetar e do ndryshimin në Pejë.

“Këtë ma konfirmuan edhe mua, në një mëngjes pune që kishim. E duan Kryetare të Pejës, sepse secili qytetar e do ndryshimin në Pejë”, tha Veseli.