Pezullohen gjobat për vonesat në regjistrimin civil

Postuar: 15:09 / 26.05.2020

Asociacioni i Komunave të Kosovës bën të ditur se pas kërkesës që ka adresuar ditë më parë tek Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP) janë shtyrë dhe pezulluar afatet e procedurës administrative për regjistrimin/deklarimin e fakteve të lindjeve dhe të vdekjeve të cilat kanë ndodhur nga data 13 shkurt 2020 deri në një vendim tjetër, si pasojë e pandemisë Covid-19.

Këtë vendim e ka nxjerrë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP) pas kërkesës sonë që ka ardhur nga Kryetarët e Komunave për t’i lehtësuar ndëshkimet ndaj qytetarëve në këtë proces në kohë të pandemisë Covid-19.

Në kërkesën e AKK-së drejtuar ushtruesit të detyrës së ministrit në detyrë të MPBAP, Xhelal Sveçla thuhej:

”Pas shqyrtimit të situatës në komuna nga Kolegjiumi i Drejtorëve të Administratës në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid 19, në komuna kemi paraqitje për regjistrim me vonesë të gjendjes civile (të lindjeve dhe vdekjeve) nga qytetarët tanë.

Si rrjedhojë paraqesim ketë KËRKESË për lirim të qytetarëve nga gjobat e parapra , te nenit 63 pikat 1.1 dhe 1.2 te Ligjit për Gjendjen Civile te Kosovës (Ligji Nr;04/L-003) si dhe në bazë të rregulloreve Komunale për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale ku sipas Ligjit ekzistues dhe Rregulloreve komunale në fuqi regjistrimi me vonesë pas 30 ditësh parasheh gjoba për vonesa të regjistrimit.

Kjo kërkesë ka të bëjë me palët te cilat kërkojnë shërbim për regjistrim të Fakteve të Gjendjes Civile me Vonesë, përkatësisht lindjeve dhe vdekjeve te cilat kanë ndodhur qe nga 01.01.2020 deri me 31.12.2020 në të gjitha komunat e Kosovës.

Kërkesa e jonë mbështetet edhe në Vendimet/Qëndrimet e Organeve e Institucioneve te nivelit Qendror dhe Lokal në nivel vendi rreth masave për tejkalimin e Pandemisë Botërore-Virusit-COVID-19”. /InfoKomuna/