Podujevë, nesër përurohet shtatorja e dëshmorëve

PodujevëPostuar: 14:51 / 30.01.2018

Komuna e Podujevës njofton se të mërkurën, në “Sheshin e Dëshmorëve” do të bëhet përurimi i shtatoreve të dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmomd Hoxha dhe Ilir Konushevci.

Në ceremoninë e përurimit të këtij monumenti do të marrin pjesë udhëheqës të institucioneve lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta.

Përurimi i shtatoreve bëhet në përvjetorin e rënies së dëshmorëve Zahir Pajazit, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. /InfoKomuna/