200 mijë euro, vlerësimet e para për dëmet nga përmbytjet në Podujevë

PodujevëPostuar: 10:59 / 23.03.2018

Dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet e ditëve të fundit në Komunën e Podujevës arrijnë vlerën e rreth 200 mijë eurove. Edhe pse ende nuk ka përfunduar raporti i komisionit që është duke bërë vlerësimin e dëmeve, vlera pritet të jetë e lartë.

Ndërkohë, që pas reshjeve të së hënës, sërish janë shkaktuar vërshime në disa vende në qytet e fshatra.

Disa nga familjet e shpërngulura vazhdojnë të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre për shkak të mundësisë që sërish uji t’u futet brenda ndërtesave të banimit, siç ka ndodhur këto ditë, shkruan sot Koha Ditore.

Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, ka thënë se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut vazhdon të ketë ngritje të nivelit të ujit dhe në disa vende edhe dalje nga shtrati të lumenjve dhe përroskave.