AAK në Podujevë: Nuk është arritur asnjë marrëveshje me asnjë parti politike për balotazhin

PodujevëPostuar: 11:38 / 31.10.2017

Dega e AAK-së në Podujevë në rrjetin socal facebook ka treguar se kjo parti politike nuk ka arritur asnjë marrëveshje me asnjë parti politike për balotazhin e mundshëm.

Shkrimi i plotë në facebook:

Të nderuar anëtarë,të respektuar aktivist dhe simpatizant të AAK-së të nderuar qytetarë të Podujevës ju falenderojmë për kulturën dhe qetësinë e treguar gjatë procesit të zgjedhjeve komunale ku edhe një herë u dëshmua se partitë politike që veprojnë në komunën tonë manifestojnë kulturën llapjane dhe janë qytetarët Llapjan më meritorët për nivelin e dëshmuar.
AAK në Podujevë është në pritje të rezultateve zyrtare dhe njofton opinionin e gjerë se nuk është arritur asnjë marrëveshje me asnjë parti politike për balotazhin e mundshëm.
Bashkëpunimin me ndonjë parti në interes të qytetarëve do ta shqyrtojmë vetëm pas shpalljes së rezultateve zyrtare dhe AAK është e hapur për të shqyrtuar bashkëpunimin me të gjithë ata që i kontribojnë zhvillimit për qka angazhohemi edhe ne. Ne nuk bëjmë marrëveshje të fshehta dhe për qdo marrëveshje të mundshme opinioni Llapjan do të njoftohet me kohë.
Respekt.