Asfaltohen disa rrugë në fshatrat Lladoc dhe Surkish të Podujevës

PodujevëPostuar: 16:34 / 07.12.2018

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar fshatin Lladoc, ku ka përcjellë nga afër asfaltimin e rrugëve në këtë fshat.

Në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore në Komunën e Podujevës, janë duke u realizuar projektet në asfaltimin e rrugëve në disa lagje të fshatrave Surkish dhe Lladoc.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga Hamdi Jaha - drejtor i Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, kanë inspektuar punimet në asfaltimin e një rruge në fshatin Lladoc.

“Komuna e Podujevës po vazhdon me realizimin e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore nëpër fshatra. Në këtë mënyrë po krijojmë kushte për qarkullim më të lehtë të qytetarëve tanë”, tha Kryetari Veliu.

Krahas rrugëve në Lladoc dhe Surkish janë duke u asfaltuar rrugë edhe në lokalitete të tjera të Komunës së Podujevës. /InfoKomuna/