Digjen dhjetëra hektarë pyll në Bradash të Podujevës (Foto)

PodujevëPostuar: 20:17 / 11.09.2017

Dhjetëra hektarë të pyllit janë djegur sot në fshatin Bradash të Komunës së Podujevës.

Nuk dihet shkaktari i djegies së pyllit, por kjo tregon për një gjendje të rëndë të kësaj pasurie natyrore të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit për të bërë shuarjen e zjarrit, por sipas banorëve të fshatit është vështirë për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

Siç shihet në foto të dërguara në adresë të InfoKomunës janë dhjetëra hektarë që janë përfshirë nga zjarri. /InfoKomuna/