Fillojnë trajnimet për aftësimin e të rinjve për tregun e punës në Podujevë

PodujevëPostuar: 16:57 / 24.01.2019

Organizata "Professional Experience Institute" fillon trajnimin në komunën e Podujevës me temën "Motivimi dhe përgatitja për tregun e punës". Trajnimi fillon që nesër (25.01.2019) ditë e premte ndërsa trajnimet do të zgjasin nga ora 10:00 – 14:00. Të interesuarit për pjesëmarrje ende mund të kontaktojnë në email-in zyrtar iepkosovo@gmail.com.

Qëllimi i këtij projekti është që të rinjtë dhe të rejat të përgatiten për të konkurruar në tregun e punës dhe në përfundim të projektit do të certifikohen për përfundim të suksesshëm.


Pjesë e këtij trajnimi është edhe programi i konsulencës për pjesëmarrësit më të suksesshëm të trajnimit të cilët tregojnë potencial dhe motiv në këtë fushë dhe gjithashtu janë të parapara vizita në biznese të suksesshme për të parë nga afër organizimin brenda këtyre kompanive.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në numrin 044/319-330.