Gjendet një mjet shpërthyes në fshatin Dumnicë

PodujevëPostuar: 10:47 / 24.04.2018

Policia njofton se një person ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të hënën në fshatin Dumnicë të Podujevës, ë ora 13:55.

Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i KFOR-it ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar.

Nuk raportohet për ndonjë incident. /InfoKomuna/