Goditen dy policë me makinë në Podujevë

PodujevëPostuar: 12:38 / 27.12.2017

Një person në Podujevë ka goditur dy policë me makinën në lëvizje duke u shkaktuar lëndime.

Policia në raportin 24 orësh njofton se dy policë janë lënduar në Podujevë derisa po kryenin detyrën e tyre, pasi janë goditur nga një makinë në lëvizje.

Policia njofton se shoferi që goditi policët, nuk është arrestuar. Policët, sipas njoftimit, kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia është duke e hetuar rastin.