Komuna e Podujevës dhe USAID-i me projekte të reja në bujqësi

PodujevëPostuar: 16:39 / 20.02.2018

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, zhvilloi një takim me drejtorin e USAID-it, James Hope, drejtorin e programit AGRO, Mark Wood, përfaqësuesit e shoqatës “Mjedra e Llapit”, pronarin e Qendrës Grumbulluese “Laberion”, Bashkim Osmani dhe me Brock Bierman - ndihmës-administratorin e USAID-it për Evropë dhe Euro-Azi.

Gjatë këtij takimi kryetari Veliu i ka njoftuar të pranishmit në takim për përparësitë dhe mundësitë që ofron Komuna në zhvillimin e fuqishëm të sektorit agrorural dhe për mjedrën e Llapit, e cila falë bashkëpunimit me USAID-in, është bërë storje e suksesit në Kosovë, raporton InfoKomuna.

“Në fokus të bisedimeve gjatë takimit kishim rritjen e bashkëpunimit në mes të Komunës, USAID-it dhe qendrave grumbullues, në mënyrë që ta rrisim vlerën e mjedrës, duke hapur e zgjeruar kapacitetet e përpunimit, në mënyrë që produkti të shitet kur kushtet e tregut janë më të mira”, tha Kryetari Veliu.

Gjatë takimit u bisedua edhe për bashkëpunimin në kultivimin e dredhëzës industriale, projekt ky të cilën do ta mbështesim viteve në vijim. /InfoKomuna/