Në Podujevë mbillen lule për Ditën e Tokës

PodujevëPostuar: 15:17 / 23.04.2018

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e Ditës së Tokës, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, bashkë me ekologët e rinj, kanë mbjellur lule në Parkun e Qytetit në Podujevë.

Aktivitetet në shënimin e Ditës së Tokës kanë vazhduar edhe me mbjelljen e fidanëve të drunjtëve dekorativë në oborret e disa shkollave.

Kryetari Veliu, me këtë rast tha se mirëmbajtja dhe zgjerimi i hapësirave të gjelbëruara do të jenë prioritet i investimeve në sektorin e mbrojtës së ambientit.

Me qëllim të ruajtjes së ambientit, gjatë ditëve në vijim në komunën e Podujevës do të bëhet pastrimi dhe largimi i deponive ilegale. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.