Nesë bëhet dezinsektimi i hapësirave publike në Podujevë

PodujevëPostuar: 14:54 / 28.05.2018

Komuna e Podujevës njofton se nesër (e martë) duke filluar nga ora 20:00, përmes kontraktuesit të saj do të bëjë dezinsektimin e hapësirave të publike të qytetit.

Siç thuhet në njoftim, dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllimin të eliminimit të insekteve të dëmshme, si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, bartës të të cilave janë insektet e ndryshme.

"Lusim qytetarët që t'i mbyllin dritaret gjate kohës së dezinsektimit të hapësirave të jashtme të qytetit, në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e insekteve (mushkonjave dhe insekteve tjera) nëpër banesat apo shtëpitë e tyre", thonë zyrtarët komunalë.

Dezinsketimi do të kryhet në rrugët kryesore të qytetit dhe në Parkun e Paqes. /InfoKomuna/