Nesër bëhet dezinsektimi i hapësirave publike në Podujevë

PodujevëPostuar: 15:19 / 07.09.2018

Komuna e Podujevës njofton se të premten duke filluar nga ora 19:00, përmes kontraktuesit të saj do të bëjë fazën e dytë të dezinsektimit të hapësirave publike të qytetit.

Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllimin të eliminimit të insekteve të dëmshme, si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, bartës të të cilave janë insektet e ndryshme.

"Lusim qytetarët që t'i mbyllin dritaret gjatë kohës së dezinsektimit të hapësirave të jashtme të qytetit, në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e insekteve (mushkonjave dhe insekteve tjera) nëpër banesat apo shtëpitë e tyre", thuhet në njoftim.

Dezinsketimi do të kryhet në rrugët kryesore të qytetit dhe në "Parkun e Paqes". /InfoKomuna/