Podujevë: Kryetari i Komunës dhe Këshilltarët e Kuvendit dhanë betimin

PodujevëPostuar: 11:07 / 20.12.2017

Me rastin e mbledhjes inauguruese të Kuvendit Komunal në Komunën e Podujevës, Kryetari i Komunës dhe Këshilltarët e Kuvendit dhanë betimin e tyre.

Me këtë rast, u krijua edhe komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve i përbërë nga tre anëtarë; Avni Fetahu (LidhjaDemokratike e Kosovës – LDK), Doruntina Hasani (Vetëvendosje – VV) dhe FatmirRudari (Partia Demokratike e Kosovës – PDK), raporton InfoKomuna.

Pas betimit të dhënë, Kryetari i Komunës së Podujevës, AgimVeliu, premtoi se detyrën e përbashkët në këtë mandat katër (4) vjeçar do ta bëjnë në shërbim të qytetarëve.

Veliu theksoi se do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve të Komunës, pa dallim vote. Ai ju drejtua të gjithëve për bashkëpunim në funksion të qytetit, marrë parasysh nevojën që kanë qytetarët për të gjithë ata.

Veliu tha se fytyrat e reja në Kuvend Komunal do të sjellin ide të reja. Ndërkaq, edhe pse nevojat për standard jetësor janë në rritje, buxheti ende mbetet i vogël.

Megjithatë, ai i ftoi të gjithë anëtarët e Kuvendit për bashkëpunim duke i vlerësuar programet e tyre. /InfoKomuna/