Podujevë: Miratohet propozimi për ndryshim të rregullores për orarin e punës së bizneseve

PodujevëPostuar: 14:55 / 12.03.2021

Kuvendi i Komunës të Podujevës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar vendimin për vënie në diskutim publik të Rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një (1) vit të pronës së paluajtshme të Komunës; vendimin për vënie në diskutim publik të Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës dhe disa vendime të tjera me interes.

Në Kuvend sot është miratuar propozim vendimin për vënie në diskutim publik Propozim Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për orarin e punës për bizneset që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës.

Me këtë rast, do të mbahet dëgjim publik, përpara se të merret vendimi për këto biznese sa i përket punës ditën e diele, e po ashtu edhe për orarin e punës.

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi Fatmir Gashi, e ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtorët e drejtorive.

Fillimisht në mbledhjen e sotme drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Pajtim Balaj, kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës dhe të shtyhet për një mbledhje tjetër shqyrtimi i propozim Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin në tërësi të Rregullores për orarin e punës për bizneset që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës.

Shtyrjen e shqyrtimit të kësaj pike të rendit të ditës e kërkoi kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me qëllim që në draftin e Rregullores për orarin e punës për bizneset që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës, që do të nxirret në ndryshim publik të përfshihen plotësimet në tërësi.

Pas diskutimeve lidhur me këtë çështje Kuvendi më shumicë votash miratoi rendin e ditës sipas rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa, pra edhe Propozim Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin në tërësi të Rregullores për orarin e punës për bizneset që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës.

Drejtoresha e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Bahrije Mehmeti, ka prezantuar propozim Rregulloren për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një (1) vit të pronës së paluajtshme të Komunës.

Kuvendi miratoi vendimin për vënie në diskutim publik Propozim Rregulloren për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një (1) vit të pronës së paluajtshme të Komunës, duke mbështetur edhe propozimin që diskutimi publik të zgjatë 30 ditë, përkatësisht nga data 15 mars 2021 deri më 15 prill 2021, ndërsa debati publik me qytetarë të mbahet më 24 mars 2021 duke filluar në ora 10;00 në  sallën e mbledhjeve të Kuvendit në ndërtesën e re të Komunës.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu, ka prezantuar para këshilltarëve propozim Rregulloren për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës.

Lidhur me këtë çështje Kuvendi miratoi vendimin për vënie në diskutim publik Propozim Rregulloren për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës, duke mbështetur edhe propozimin që diskutimi publik të zgjatë 30 ditë.

Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Pajtim Balaj, prezantoi draftin e Propozim Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për orarin e punës për bizneset që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës.

Pas diskutimeve lidhur me këtë çështje Kuvendi miratoi propozim vendimin për vënie në diskutim publik Propozim Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për orarin e punës për bizneset që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës.

Në kuadër të vendimit, përkatësisht diskutimit/debatit publik të përfshihet në tërësi edhe Rregullorja bazë për orarin e punës për bizneset që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës, (sipas rekomandimeve të miratuara nga Komiteti për Politikë dhe Financa)  Rregullore për të cilën po ashtu mund të jepen propozime, sugjerime dhe vërejtje eventuale për plotësim ndryshim e saj. Diskutimi publik zgjat 30 ditë.

Kuvendi në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për ngritjen e komisionit përzgjedhës – për zhvillimin e procedurave për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet publike edukativo arsimore në Komunën e Podujevës.

Në mbledhjen e sotme  Kuvendi shqyrtoi edhe Informatën për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB, për vitin 2020.

Kuvendi gjithashtu miratoi Planin e punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB, për vitin 2021 dhe vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionimin e transportit të donacionit nga Shoqata “Human Bridge” me seli në Suedi./Llapi.info