Sipas rezultateve preliminare të KKZ në Podujevë LDK fiton 16 ulëse, VV 9, PDK 7, AAK 2 e BK 1

PodujevëPostuar: 14:50 / 25.10.2017

Risi në këto zgjedhje ka qenë kandidimi i disa prej drejtorëve të ekzekutivit të cilët partisë kanë arritur t`i sjellin një numër të madh votave si: Avni Fetahu, Agron Hyseni Faik Muçiqi e kandidatja më të votuar femër Mrikë Thaçi.

Në zgjedhjet lokale të 2017 Lidhja demokratike e kosovës në Podujevë ka fituar më së shumti ulëse në KK të kësaj komune 16 sish, pas saj renditet Lëvizja Vetëvendosje me 9 ulëse, PDK me 7, AAK me 2 dhe nje ulëse do të hyjë Balli Kombëtarë, thuhet ne një njoftim të Këshillit Komunal zgjedhor (KKZ) në Podujevë.

Sipas rezultateve preliminare nga subjekti i LDK-së përveç Fatmir Gashit si bartës i listës më së shumti vota ka fituar Avni Fetahu, i ndjekur nga Mirsad Kamerolli, Agron Hyseni, Faik Muçiqi, Qëndrim Softolli, Liridonë Shabani, Arlinda Kadriu, Hasan Ajeti, Mrikë Thaçi, Valbonë Kadriu-Podvorica, Fatlume Jaha, Agim Behluli, Afrim Shabani.

Gazetallapi.com ka arritur t`i siguroj edhe disa nga emërat e këshilltarëve të rinj të subjekteve tjera komunale. Përveç Bajram Ajetit si bartës i listës nga VV këshilltarë të rinj do të jenë edhe Florent Hasani, Blerim Maqastena, Vendenis Lahu, etj, Ndërsa nga PDK kanë fituar Bashkim Syla, Endrita Murati, Rafet Llapashtica etj. Nga AAK një ulëse në KK të Podujevës e ka fituar edhe Fatmir Humoli si bartës i listës dhe Tringë Sfishta si dhe Avni Islami nga BK.

Lista e plotë e këtyre “Këshilltarëve” që i kemi përmendur mund të ndryshoj pas numërimit të plotë të votave. Por edhe për faktin se pritet të ketë edhe rinumrim të votave pasi që sipas Gazetallapi.com në disa vendvotime ka pasur edhe manipulim të votave.