Sulmojnë policët, dy të arrestuar

PodujevëPostuar: 11:15 / 19.07.2017

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi kishin sulmuar fizikisht zyrtarët policorë me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gllamnik të Podujevës, njofton sot Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohet në mbajtje.