Ahmeti: Bashkëpunime që hapin vende të reja të punës

PrishtinëPostuar: 16:32 / 16.11.2017

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka vizituar kompaninë "IQ to Link", kompani kjo të cilës komuna i ofroi hapësirë për investime në Prishtinë, me ç’rast qysh në fillim u hapën 220 vende të reja të punës, kurse tash ka rreth 400 punëtorë.

Të ardhurat që i sigurojnë punëtorët në këtë kompani, janë mbi mesataren e pagave që merren në Kosovë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Në këtë formë, punëtorët e kësaj kompanie sigurojnë mirëqenie për familjet e tyre, transmeton InfoKomuna.

"Do të rrisim bashkëpunimin me kompani të tilla serioze, ashtu që t’i shfrytëzojmë hapësirat që ka Komuna dhe rininë tonë punëtore, për ta rritur zhvilluar ekonomikisht Prishtinën", ka thënë Ahmeti. /InfoKomuna/