Ambasada amerikane i dhuron donacion QKUK-së

PrishtinëPostuar: 09:39 / 20.09.2017

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se Zyra amerikane për Kordinim të Mbrojtjes në Kosovë (ODC) i dhuron donacion Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjegjësisht kujdesit intenziv pranë Klinikës Gjinekologjiko-Obstetrike.

Donacioni përmban 38 shtretër me dyshekë, tavolina dhe dollapa, me vlerë prej 60,000 dollarë amerikan.

Ngjarja është e hapura për medie dhe do të mbahet sot në Kliniken Gjinekologjko - Obstetrike të QKUK-së.