Brenda tre ditësh në QKUK u lindën 69 foshnje, tri raste binjakë

PrishtinëPostuar: 16:20 / 14.01.2019

66 lindje dhe 69 foshnje janë regjistruar fundjavën e shkuar në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.

40 foshnje janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 29 të gjinisë femërore.

Tri nëna lindën binjakë. 21 lindje u realizuan me operacion, kurse 28 gra u bënë nëna për herë të parë.