Burri rreh gruan në Prishtinë, arrestohet

PrishtinëPostuar: 11:51 / 12.09.2017

Një grua nga Prishtina ka raportuar burrin e saj për dhunë fizike.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje dhe burri është arrestuar, pas çka me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, më 11.09.2017 21:57. Viktima femër K/Shqiptare ka informuar se vazhdimisht ka probleme me burrin e saj i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Njësiti policor ka dal ne vendin e ngjarjes, viktimës ju është ofruar tretman mjekësorë. I dyshuari mashkull K/Shqiptar është arrestuar dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në raporton policor.