Buxheti i kryeqytetit i orientuar në paga, mëditje e mallra

PrishtinëPostuar: 10:03 / 04.10.2018

Pjesa më e madhe e buxhetit të shumicës së drejtorive komunale të kryeqytetit edhe në vitin 2019 do të shpenzohet për paga, mëditje dhe për mallra e shërbime.

Bazuar në draftbuxhetin e Komunës së Prishtinës, që e ka siguruar “Koha Ditore”, dhe i cili do të marrë aprovimin zyrtar tek pasi që Kuvendi i Kosovës do të miratojë Ligjin për Buxhetin e vitit 2019, rezulton se Komuna e Prishtinës do ta ketë një buxhet prej afro 77 milionë eurosh, prej të cilave 14.5 milionë eurosh janë grant i përgjithshëm qeveritar, afro 7.4 milionë euro është granti për shëndetësi dhe shërbime sociale, 22.8 milionë euro granti për arsim, afro 500 mijë euro është financimi nga huamarrja dhe 31.7 milionë euro janë burime të të hyrave vetjake.

Nga to 44 milionë e 300 mijë euro janë destinuar si shpenzim i administratës, ku mbi 5 milionë e 200 mijë euro do të shpenzohen vetëm për paga dhe mëditje. Dhe mbi 9.4 milionë euro për mallra dhe shërbime.