Këstet për leje në Komunën e Prishtinës shtyhen për 3 muaj

PrishtinëPostuar: 15:15 / 23.03.2020

Komuna e Prishtinës njofton se të gjitha këstet për leje në Komunën e Prishtinës mund të shtyhen për 90 ditë.

"Duke marr parasysh ndaljen e aktivitetit ekonomik dhe diskutimet me kompanitë, çdo kompani që nuk ka mundësi të paguaj këstin, dërgon kërkesë elektronike dhe përgjigja do të jetë pozitive", thuhet në njoftim.

"Për më shumë detaje do të ketë informatë në webfaqen e komunës. Ditëve në vijim do të lajmërojmë edhe masat e tjera ekonomike pas diskutimeve me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/