Komuna e Prishtinës nuk paguan borxhet ndaj ujësjellësit, rrezikon shkyçjen

PrishtinëPostuar: 15:22 / 18.10.2018

Komuna e Prishtinës si institucion, për shkak të borxhit prej më shumë se 300 mijë eurosh ndaj KRU Prishtina, rrezikon shkyçjen nga ujësjellësi.

Në një deklaratë për media KRU Prishtina njofton opinionin e gjerë publik se Komuna e Prishtinës si institucion, nuk paguan për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit, përkundër përpjekjeve të mëdha të kompanisë që ka bërë për të gjetur zgjidhje përmes kërkesave të shumta për takime lidhur me këtë çështje.

“Borxhet e Komunës së Prishtinës për ujë dhe kanalizim janë 307 mijë euro i institucioneve arsimore - shkolla fillore dhe të mesme dhe kopshte publike dhe nga kjo shumë, veç Kuvendi Komunal i Prishtinës me bashkësitë lokale i ka borxh mbi 9 mijë euro. Kjo është vërejtja e fundit publike që po i bëhet këtij institucioni të rëndësishëm”, thuhet në komunikatë.

GllogocKomente: 0 Mbretëria e Bashkuar dhuron kompjuterë për dy shkolla të mesme në Drenas 11:11 / 16.04.2019 Dy shkollat e mesme të Komunës së Drenasit, përkatësisht Shkolla e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” dhe Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, kanë pranuar kompjuterë për nxënës, donacion ky nga Mbretëria e Bashkuar përmes organizatës IPEDU.
PrizrenKomente: 0 QMF 1 në Prizren bëhet me Njësi Diabetike 14:47 / 15.04.2019 Në vazhdën e riorganizimit të njësive shëndetësore për të ofruar shërbime më kualitative, tanimë Qendra e Mjekësisë Familjare 1 ka Njësinë e saj Diabetike.
PrizrenKomente: 0 Prizreni shpërndan farë misri për fermerët 14:13 / 19.04.2019 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Egzon Elshani bënë shpërndarjen e farës së misrit, për përfituesit e projektit “Furnizimi me farë misri”.